POLITIKE

‘Mëngjesit të 17 majit Kosova anëtarësohet në KiE’, Vuçiç sfidon Amerikën: Unë rri dhe pi me Dodikun e sanksionuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se java e dytë e muajit maj do të jetë më e vështira për shtetin e tij por edhe Republikën Serbe të Bosnjës, pasi do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Gjatë një bashkëbisedimi që e kishte me presidentin e këtij entiteti, Millorad Dodik, Vuçiç, i tha atij se me shumë gjasë mëngjesin e 17 majit do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Presidenti serb, vazhdoi sulmet ndaj ndërkombëtarëve, duke pretenduar se Gjermania po bën një fushatë brutale për ta mbyllur me sukses këtë proces në Strasburg.

“Ata do të kenë nga 29 deri në 33 vota dhe u duhet një shumicë prej 31 votash për pranimin e Kosovës, kështu që çdo gjë është në avantazhin e tyre. Deri më 17 maj nuk do të jem gjallë, më pas do të shohim”.

Sërish inatin më të madh e pati me Gjermaninë, pasi sipas tij po mundësojnë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Epo edhe Dodik është i sanksionuar por është këtu pranë meje. Kështu që le të pimë. Ne pimë bashkë një herë në javë, ai mban një gotë raki, unë një gotë vere dhe çfarë pastaj? Nuk është lajm i mirë për ne, por të shpresojmë që të kemi marrëdhënie të mira me partnerët amerikanë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

1 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

1 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Kam humbur babanë dhe gruan”, Khamenei: Do të marrim hak për dëshmorët tanë

Gjatë deklaratës së tij, udhëheqësi i ri i Iranit, Mojtaba Khamenei, bëri gjithashtu thirrje për…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama: Vuçiqi e ka një makth – Kosovën

Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

8 orë ago