Kompania gjermane Mercedes-Benz ka ndarë një pjesë të fitimeve me punonjësit e vet që nga viti 1997 dhe këtë vit ata do të paguhen me shumë rekord.
Në vitin 2023, rreth 100 mijë punonjës të Mercedesit morën bonus prej 7.300 eurosh si “shenjë respekti” pas një viti fitimprurës më 2022. Vitin e kaluar, punonjësit ishin shpërblyer me 6 mijë euro.
Bonusi do t’u paguhet punonjësve në Gjermani bashkë me pagën e muajit prill. Në fillim të vitit financiar 2023 do të vendoset një sistem i ri për llogaritjen e bonuseve. Mercedesi thotë se strategjia e re do të harmonizohet me sistemin ekzistues të menaxhimit.
Këto bonuse bujare vijnë në një kohë kur Mercedesi ka vendosur të investojë 40 miliardë euro deri në fund të dekadës për të financuar ofertën elektrike. Marka luksoze gjermane synon të shesë vetëm automjete elektrike në tregje ku kushtet e lejojnë nga viti 2030.
Kompania po zhvillon disa platforma të reja si MMA për veturat kompakte, MB.EA për automjete të mesme dhe të mëdha, si dhe platformën AMG-EA për modelet me performancë të lartë. Përveç kësaj, platforma VAN.EA do të jetë baza e automjeteve komerciale.
Mercedesi beson se veturat hibride dhe elektrike do të përbëjnë gjysmën e shitjeve totale vjetore deri në vitin 2025, pesë vjet më herët se sa ishte vlerësuar fillimisht./Autoblog
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…