BOTA

Mercenarët e “Wagner” i marrin peng kolonelin e njohur Putinit

Tensionet mes grupi grupit mercenar “Wagner” dhe ushtrisë ruse, janë përshkallëzuar, ndërsa “Daily Mail” e quan këtë situatë nisjen e luftës civile ruse. Sipas medias britanike mercenarët e ‘Wagner’ thanë se kanë marrë peng një kolonel të ushtrisë së rregullt të Putinit.

Koloneli i kapur rob doli në një video të postuar nga grupi Wagner, në të cilën ai pranoi ‘fajësinë’ e tij dhe pranoi se ishte i dehur e prandaj qëlloi në drejtim të një automjeti të Wagner. Kjo vjen pas akuzave të ‘Wagner’ se trupat e rregullta ruse po luftojnë kundër mercenarëve, madje duke vendosur edhe mina kundër tyre.

Mercenarët e ‘Wagner’ kanë luftuar për Putinin në Ukrainë dhe kanë arritur të pushtojnë qytetin Bakhmut pas muajsh luftime të përgjakshme. Por suksesi i grupit ‘wagner’ ka zemëruar komandantët e ushtrisë ruse dhe marrëdhëniet mes tyre janë helmuar ndjeshëm.

Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka nisur disa sulme verbale ndaj udhëheqësve ushtarakë të Putinit. Ai i ka akuzuar ata se kanë urdhëruar trupat e tyre të tërhiqen nga pozicionet e tyre dhe kanë lënë luftëtarët e Wagner të pambrojtur në vijën e frontit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

45 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago