Një mërgimtarit i cili jeton në Gjermani i janë shpërthyer dy gomat e veturës në Serbi, gjatë kohës sa po kalonte nëpër autostradë të Nishit, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë mbrëmjes së sotme janë paraqitur edhe dy raste tjera, ku dy vetura të mërgimtarëve e kanë pësuar në mënyrë të njëjtë, duke i shpërthyer katër gomat e veturave.
Një mërgimtar ka bërë apel te të gjithë bashkatdhetarët që kalojnë nga Serbia, që të kenë kujdes në dalje të autostradës së Nishit, pasi që po u shpërthehn gomat e veturës.
Duket që këto nuk kanë të ndalur nga serbët atje dhe se janë duke vazhduar që të shpërthejnë goma të veturave, vetëm për qëllime që të fitojnë financiarisht.
Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, një anëtar ka kërkuar ndihmë nga ky grup, që nëse mundet dikush t’i ndihmoj sepse është me fëmijë të vegjël.
Ky pra nuk është rasti i vetëm, dy janë paraqitur vetëm sonte, derisa ka pasur raste edhe më herët të regjistruara.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…