Mërgimtarët që hynë në Gjermani kanë karantinim dy javor, teste falas

Shteti i Gjermanisë nuk iu rekomandon qytetarëve të saj të udhëtojnë drejtë vendeve Ballkanit pasi llogariten si vende të rrezikuara nga Covid-19.

Këtë e bëri të ditur gazetari i njohur, Bahri Cani, i cili deklaroi se Kosova dhe Luksemburgu kanë qenë vendet me numër më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Evropë.

“Vendimet më të reja të Gjermanisë dhe BE-së për udhëtimet në gjysmën e parë të gushtit dhe hapjen e kufijve. Kosova dhe Luksemburgu kanë qenë vendet me raste më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Evropë”.

“Komisioni Evropian edhe për pjesën e parë të muajit gusht ka rekomanduar që të mos hapen kufijtë me vendet e Evropës juglindore. Këto rekomandime janë dy javore. dhe rekomandimet e radhës priten ne gusht”.

“Gjermania ka paralajmëruar shtetasit e vet që të mos udhëtojnë për Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë, as në gjysmën e parë të gushtit”.

“Gjermania nuk e merr përgjegjësinë për të kthyer ndonjë shtetas të vet as në rastet e shpërthimit më shumë të pandemisë, si në rastet e mbylljes së kufijve. Nëse udhëtoni ku nuk rekomandohet, është e mundur sigurimet të mos marrin përgjegjësinë për shërimin e juaj nëse sëmureni”.

Cani me anë të një videoje të publikuar në Youtube ka deklaruar se ata që hynë në Gjermani do të futen në karantinë dy javë nëse kanë qenë në vendet e rrezikuara.

“Gjermania vendos karantinim 2 javor për të gjithë personat që kanë qenë në ndonjë vend të rrezikuar edhe te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht kohëzgjatjes të gjithë duhet të futen në karantinë. Dënimet shkojnë deri në 25 mirë euro”.

“Karantimit mund t’i shpëtoni nëse e keni një test negativ për Covid-19, nuk guxon të jetë më shumë se 48 orë i vjetër. Testimet që kryhen në Kosovë në Gjermani nuk vlejnë, për në Gjermani vlejnë testimet që kryhen jashtë Kosovës në të gjitha vende tjera te Ballkanit”

“Më 24 korrik ka vendosur të organizojë testimet pa pagesë për të gjithë personat që kthehen nga udhëtimet jashtë vendit”.

“Më 3 gusht do të hyjë në funksion vendimi për testimin e detyrueshëm për personat që kanë qenë në vendet e rrezikuara, kjo vlen edhe për vendet e Ballkanit”.

“Testimet janë pa pagesë mund të kryhen në aeroporte, në limane, stacione hekurudhore vende te caktuara pranë autostradave tek mjeku i shtëpisë edhe tek enti për pune sociale”.

“Brenda 72 orëve të futjes ne gjermani, me pas duhet ta paguni vet nëse nuk e keni kryer testin falas brenda këtyre orëve. Gjatë pritjes së rezultatit të testit, duhet të lajmëroheni entin shëndetësor dhe të rrini në karantinë”.

“Edhe pas përfundimit të karantimit duhet të bëni një test të dytë, ky test është pa pagesë dhe ofrohet për të gjithë ata që kanë qenë në vendet e rrezikuara. Këto teste nuk bëhen në aeroporte por tek mjeku familjar”,ka thënë Cani.