POLITIKE

Merkel u lë faj vendeve baltike për pushtimin rus? Shpërthejnë polemikat

Angela Merkel nuk mjaftohet me faktin që shkoi në Hungari, ku u prit nga Viktor Orbán si në kohët e vjetra: dy flamuj gjigantë anash, ai hungarez dhe ai gjerman, siç bëhet për krerët e qeverive.

Për ta përkeqësuar situatën në këtë vizitë hungareze, ishte intervista që ajo dha për gazetën opozitare Partizan. Një pjesë e kësaj interviste që lidhet me luftën në Ukrainë shkaktoi reagime të furishme në vendet baltike dhe në Poloni.

Duke iu përgjigjur pyetjes se si u arrit deri te lufta, Merkel u përfshi në një analizë historike. “Në qershor 2021 ndjeja se Putini nuk e merrte më seriozisht marrëveshjen e Minskut”, – tha ish-kancelarja, kur Putini tashmë po grumbullonte trupa në kufi – “Prandaj doja një format të ri në të cilin ne, si Bashkim Evropian, të mund të flisnim drejtpërdrejt me Putinin”.

Por kjo, sipas Merkel, “nuk mbështetej nga të gjithë. Kryesisht nga vendet baltike, por edhe Polonia ishte kundër”. Vende që, sipas saj, kishin frikë se BE-ja nuk kishte “një politikë të përbashkët ndaj Rusisë. Pastaj unë lashë detyrën dhe filloi agresioni i Putinit”.

Pas kësaj shpërthyen reagime nga të gjitha anët. Shumëkush mendon se Merkel i vë një pjesë të fajit për pushtimin vendeve baltike dhe Polonisë.

Kryeministri letonez, Krišjānis Kariņš, e kundërshtoi në X. “Ia kam thënë shumë herë se nuk mund të bisedohet me Putinin ‘me mirëbesim’, por ajo mendonte se vendet baltike e kishin gabim. Isha shumë i vetëdijshëm për mendimet e Merkelit, por jam i habitur që, pas gjithçkaje që ka ndodhur në Ukrainë, ajo ende mendon kështu”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna. “Vetëm Rusia është fajtore për agresionin”, ndërsa ish-kryeministri polak, populisti Mateusz Morauiecki, deklaroi se Merkel ka dhënë intervistë të papërgjegjshme. “Angela Merkel, me këtë intervistë të papërgjegjshme, tregoi se është një nga politikanët gjermanë më të dëmshëm për Evropën në shekullin e fundit”.

Reagimet në rrjetet sociale ishin edhe më të ashpra e të prera. “Thoni çfarë të doni, por në fund më në fund e pranoi se me kë është” (Gabrielius Landsbergis, ish-ministër i Jashtëm letonez); Michael Roth, ish-politikan i SPD-së foli me ironi. “Pas Budapestit, a do të shkojë edhe në Vilnius, Riga, Tallinn dhe Varshavë?”; “irrituese” (Ilko-Sascha Koualczuk, historian); “turp për veten, për Gjermaninë, për CDU-në” (Anders Aslund, ekonomist suedez).

Ka nga ata në Gjermani që e krahasojnë Merkelin me Gerhard Schröder. Janë pozicione shumë të ndryshme në të vërtetë, aq më tepër që Schröder – ende i bindur se Nord Stream ishte një ide e mirë – ishte në listën e pagesave të rusëve, si kryetar i këshillit mbikëqyrës të Gazprom.

Por që kur ish-kancelarja publikoi biografinë e saj Liria (Freiheit) dhe theu heshtjen, duke u shprehur për Rusinë, bie në sy fakti që në asnjë çështje (përveç ndonjë detaji) nuk ka bërë mea culpa.

Ajo përsërit se e kishte kuptuar shumë mirë Putinin dhe synimet e tij, por çështja ishte se si të sillej me të.

Duket kokëfortësisht e vendosur për të mbrojtur punën e saj, pa pranuar se ka keqvlerësuar – apo nënvlerësuar – Rusinë. Mbetet ndoshta e bindur se një rrugë diplomatike ishte e mundur (me të në pushtet, natyrisht), përkundër mendimit të gati të gjithëve.

Por ndërsa mbron trashëgiminë e saj politike – legacy, siç thonë ‘obamianët’ – është befasuese se sa pak merr parasysh atë që ndodhi më pas dhe luftën, sa pak pragmatike dhe e pandjeshme ndaj frymës së kohës duket të jetë, ndryshe nga Merkel gjatë viteve të saj në drejtim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago