Kremlini tha sot se pikëpamjet e kancelarit gjerman Friedrich Merz mbi negociatat e paqes për Ukrainën duhen injoruar, pasi Merz tha se Vladimir Putin është “ndoshta krimineli më i keq i luftës i kohës sonë”.
Merz theksoi në një intervistë të transmetuar dje se “nuk ka vend për butësi” për njerëz të tillë.
I pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Kinë në lidhje me propozimin e Merz për të mbajtur bisedime paqeje në Gjenevë, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ishte “pothuajse e pamundur të merreshin parasysh pikëpamjet e Merz pas deklaratave të tij të fundit”.
Edhe pse Merz e akuzoi Rusinë si shtet për “krime të rënda lufte” dhe “terrorizëm kundër popullsisë civile” më herët gjatë mandatit të tij si kancelar, etiketimi i drejtpërdrejtë i Putinit si potencialisht krimineli më i keq i luftës i epokës sonë shënon një ton tjetër në retorikën e tij.
Komentet e Merz vijnë ndërsa vazhdojnë procedurat ligjore ndërkombëtare kundër Putinit. Kujtojmë se në mars të vitit 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus me dyshimin për deportim të paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina.
Ekzistenca e urdhër-arrestit i ka komplikuar ndjeshëm përpjekjet diplomatike. Për shembull, Ministria e Jashtme austriake tha së fundmi se vendi ishte gati të priste bisedime paqeje midis udhëheqësve ukrainas dhe rusë. Vjena tregoi se mund të konsultohej me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për të shmangur arrestimin e Putinit gjatë një vizite të mundshme.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…