Lëvizja konservatore “Tonët” ka vendosur në qendër të Beogradit pankarta në të cilat janë vendosur fotografi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe njeriut më të pasur në botë Elon Musk.
Por aty nuk ka munguar edhe një slogan “Make Serbia Great Again” (Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe), shkruajnë mediat e huaja.
Dhe ndërsa konservatorët po bëjnë një fushatë që bën thirrje të tillë, “shumë qytetarë dhe analistë besojnë se kjo përmbajtje mund të çojë në baza të mjaftueshme për qëndrime ekstreme”
Ndërkohë në disa profile në platformën X janë publikuar foto të pankartave, që thuhet se janë vendosur në Beograd dhe Novi Sad.
Mbishkrimi thuhet se përfaqësonte dedikimin e sloganit të Donald Trump “Make America Great Again”, por në këtë kontekst aludon për formimin e “Serbisë së Madhe”, thekson klix.ba.
Në “kufijtë e Serbisë së Madhe” përfshihen Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, si dhe një pjesë e Kroacisë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…