POLITIKE

Mesazhi i ushtarit rus para se vritej në Ukrainë: Mama na gënjyen, ne po vrasim civilë këtu

Në mbledhjen e seancës emergjente të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ambasadori i Ukrainës Sergiy Kyslytsya e hapi fjalimin me porosinë e fundit që ushtari rus i kishte dërguar nënës së tij pak para se të vritej në betejë me ukrainasit, transmeton Gazeta Metro.

Në përpjekje për të ilustruar dyfytyrësinë e Rusisë në invadimin e Ukrainës, diplomati Kyslytsya lexoi një letër prekëse të ushtarit rus për nënën e tij. Ushtari rus sipas fotografisë së këtij komunikimi të nxjerrë nga telefoni mobil i ushtarit pasi që vdiq në betejë me ukrainasit, ankohej se i kishin gënjyer dhe se këtu nuk i mirëpret askush.

Kyslytsya e nisi fjalimin në anglisht por e lexoi komunikimin mes ushtarit rus dhe nënës së tij në rusisht.

“Aljosha, si je? Pse nuk ke shkruar tash e sa kohë? Me të vërtetë je ende në stërvitje?” E pyet nëna e ushtarit të vrarë rus në Ukrainë me tekst mesazh.

“Mama nuk jam më në Krime. S’jemi më në stërvitje” i përgjigjet i biri.

“Po ku jeni atëherë? Babi pyet nëse mund të të dërgoj një pako” vazhdoi e ëma.

“Çfarë pako mama mund të më dërgoni tani mama” reagon Aljosha.

“Çfarë po flet kështu, çfarë ka ndodhur?” vazhdoi e ëma me shqetësim.

“Mama unë jam në Ukrainë. Këtu ka nisur luftë vërtetë e tmerrshme. Kam frikë. Ne po bombardojmë të gjitha qytetet këtu. Madje edhe civilët i kemi në shënjestër. Ne na thanë që do na mirëprisnin. Ata po hidhen nën tanket tona për të na ndaluar. Po na quajnë fashistë. Mama është shumë keq e shumë vështirë këtu” këto ishin fjalët e fundit të ushtarit rus për familjen e tij para se të vdiste në betejë me ukrainasit pak më vonë, siç i lexoi ambasadori ukrainas në mbledhjen e OKB’së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

26 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago