Diktaroti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka përsëritur deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin lidhur me gatishmërinë e Rusisë për t’iu përgjigjur një lufte me Evropën, nëse një përballje e tillë do të niste nga ana perëndimore.
Në një mesazh në kanalin e tij në Telegram, Kadyrov shkroi se trupat çeçene janë të gatshme të veprojnë menjëherë nëse Putin jep urdhrin.
“Ne sigurisht nuk do të qëndrojmë me ceremoni. Vladimir Vladimirovich, jemi në pritje të urdhrit! Gjithçka do të përfundojë shumë shpejt dhe sigurisht jo në favor të atyre që vendosin të nisin luftë kundër Rusisë”, deklaroi ai.
Deklaratat pasuan komentin e Putinit, i cili u shpreh dy ditë më parë se Rusia “nuk ka ndërmend të shkojë në luftë me Evropën”, por se është “plotësisht e përgatitur tani” nëse një konflikt nis nga pala tjetër.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…