Diktatori i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, kritikoi “strategjinë” e Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse dhe tha se “do të shkonte te udhëheqja e vendit për t’u shpjeguar atyre situatën” nëse nuk ka ndryshime në luftë.
“Nëse sot dhe nesër nuk bëhen ndryshime në zhvillimin e “operacionit special ushtarak”, unë jam i detyruar të shkoj te udhëheqja e vendit, Ministria e Mbrojtjes, për t’u shpjeguar atyre situatën në terren”, tha Kadyron në rrjetin social Telegram.
Krimineli Kadyrov njoftoi gjithashtu se do të takohet me korrespondentët ushtarakë dhe do të diskutojë me ta se çfarë është patriotizmi, sepse “ata duhet të mbyllin sytë para gjërave të vogla dhe të tregojnë patriotizëm”.
Ai gjithashtu u ofendua për faktin se autoritetet ruse fshehën “informacionet për tërheqjen e trupave”.
Kujtojmë se Ukraina çliroi brenda pak ditësh më shumë territore sesa Rusia pushtoi që nga prilli, raportojnë analistët amerikanë.