Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur menjëherë zëvendësuesin e Bedri Istrefit të shkarkuar në postin e kryeshefit të ndërmarrjes.
Bordi ka caktuar Burbuqe Hanën ushtruese detyre të kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit, raporton Koha.
Pasditen e së premtes, bordi i përkohshëm vendosi për shkarkimin e menaxhmentit të shkuar.
Tashmë është caktuar edhe ushtruesi i detyrës së Zyrtarit Kryesor të Finacave dhe Thesarit, ndërsa është shpallur konkursi për rekrutim në këto pozita zyrtare.
Reagon Bedri Istrefi pas shkarkimit – paralajmëron kallëzim penal ndaj minsitres Hajdari