KRYESORE

Meta: Të hënën do ju propozoj ide konkrete për referendumin, tani fjalën e ka populli

Një ditë pasi u kërkoi shqiptarëve që të mbledhin 50 mijë firma dhe ti kërkojnë që të zhvillojë referendum, Presidenti Ilir Meta shprehet se ditën e hënë do të propozojë idenë konkrete për çështjet që do të shtrojë përpara shqiptarëve.

Meta thotë se populli nëpërmjet 50 mijë firmave ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, por akuzon klasën politike se nuk nxjerrë ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues duke e bërë të pamundur. Kreu i shtetit thotë se përballë kësaj situate kur politika nuk mban përgjegjësi dhe di vetëm të thellojë krizat, tani do të bëjë çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit.

“Të dashur qytetarë! Ja çfarë ka vendosur populli shqiptar në referendumin për Kushtetutën:
Neni 150
1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.
2. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
3. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

U bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte! Por tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!

Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve. Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet? Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin!” shkruan Meta.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

1 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago