BREAKING NEWS

Meteorologët paralajmërojn mot ekstrem: Po vjen vala e të ftohtit nga Arktiku

Një masë e fuqishme ajrore me origjinë polare do të depërtojë në drejtim të Gadishullit Ballkanik të martën vonë pasdite duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit. Fillimisht do të kemi fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimore, pastaj do të fillojnë të dendura shiu. Gjatë natës mes së martës dhe së mërkures parashihet edhe kalimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror.

Gjatë kalimit të frontit mund të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe erëra të fuqishme, kurse me uljen e temperaturave reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje të dendura bore veçanërisht në viset kodrinore-malore.

Reshje bore priten në të gjitha pjesët kontinentale të rajonit, diku më shume e diku më pak, varësisht nga lartësia mbidetare dhe reliefi. Reshje bore priten në Kosovë dhe shumicën e territorit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Cikloni i fuqishëm do të pozicionohet me qendër afër Rumanisë, Bullgarisë dhe Detit të Zi dhe presioni i ajrit do të jetë shumë i ulët, kurse në anën tjetër në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe Gjermani kemi anticiklonin e fuqishëm ku presioni i ajrit do të jetë shumë i lartë. Dallimi i madh në presion të ajrit dhe temperatura do të shkaktojë edhe erëra të fuqishme pikërisht në rajonin tonë.

Pra, deri të martën na pret mot pranveror, pastaj do të kemi destabilizim të fuqishëm të motit. Për sasinë e reshjeve të shiut apo borës është ende shumë herët të flitet sepse do të varet nga koha kur do të fillojnë reshjet dhe depërtimi i ajrit të ftohtë polar, sidoqoftë deri të përkeqësimi i motit kemi edhe dy -tre ditë dhe do tju informojmë në postimet tona tjera./Meteoballkan


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago