POLITIKE

Michel kërkon pezullimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Kur një anëtare e përhershme e Këshilli të Sigurimit fillon një luftë të pajustifikuar dhe të paprovokuar, një luftë të dënuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pezullimi nga Këshilli duhet të jetë automatik”.

Me këto fjalë, Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, i është adresuar zyrtarëve më të lartë botërorë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila prej ditësh po zhvillohet në selinë zyrtare në New York, të SHBA-ve.

Sipas Michel, është thelbësore që të ndalohen horroret që po kryhen në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të botës, si në Jemen apo Siri.

Është përgjegjësi e liderëve botërorë ta arrijnë këtë gjë sipas tij, duke këmbëngulur se duhet punuar së bashku, për të vepruar menjëherë.

Në përmbyllje të fjalës, një gjë ia premtoi të gjithë të pranishmëve dhe gjithë botës: Bashkimin Evropian e keni nga ana juaj, në çdo hap.

Një dënim për referendumet e ashtuquajtura ruse në Ukrainë nuk mungoi, duke theksuar rishtazi se vendet perëndimore, nuk do t’i njohin ato.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago