Migjen Kelmendi thotë se mbështetësit e Vetëvendosjes po ia dëshirojnë vdekjen Isa Mustafës

Migjen Kelmendi nga PDK-ja ka kritikuar të gjithë ata komentues që po ia urojnë vdekjen kryetari të LDK-së Isa Mustafa, pas infektimit të tij me koronavirus.

Madje, ai po thotë se këtë po e bëjnë mbështetësit e Vetëvendosjes, parti të cilën e cilëson si ultranacionaliste, që nuk po dinë ta bëjnë dallimin mes politikës dhe vdekjes, njofton Klan Kosova.

Statusi i plotë:

Me ja deshirue dikuj vdekjen…

Kjo s’asht asgja tjeter pos impotence, paaftesi dhe pamundesi qe rivalin politik me e mposht – politikisht!
Biles, kjo kapercen politiken, ketu kemi pune me njerezoren, njerezillakun…por edhe me ligesine njerezore.

Me ja dashte disfaten, mundet me u kuptue, por vdekjen(sic!).

Te partite ultranacionaliste, si Vetevendosje, Disfata dhe Vdekja jane njisoj semantikisht. Vetevendosje nuk e ka aftesine me e ba dallimin!
Viva la muerte!

#VETEVENDOSJE #AlbinKurti