BOTA

Mijëra sirianë ikin nga shtëpitë pas bombardimeve të Turqisë, raportohet për të vrarë, përfshirë foshnjën 6-muajshe

Mijëra njerëz në verilindje të Sirisë kanë ikur nga shtëpitë e tyre pas bombardimeve turke gjatë javës së kaluar. Grupet për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se kjo është vala më e madhe e shpërnguljes që nga nisja e forcave turke në territorin e kontrolluar nga kurdët, në vitin 2019.

Mbyllja e pikëkalimit kryesor për ndihmat e Kombeve të Bashkuara në zonën e prekur nga betejat i ka penguar përpjekjet për adresimin e krizës humanitare, e cila po përkeqësohet. Vetëm një numër i vogël testesh për koronavirus janë të qasshme për momentin, pavarësisht përhapjes së variantit Omicron, ndërsa furnizimi me ushqim, ujë e ilaçe gjithashtu thuhet se është i ulët në nivel kritik.

Pikëkalimi i vetëm civil kufitar mes Sirisë Verilindore e Irakut u mbyll në mesin e dhjetorit, që do të thotë se personat e sëmurë nuk mund ta kalojnë atë për t’u trajtuar. Janë ngujuar edhe furnizimet shëndetësore që shpëtojnë jetë, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dha alarm këtë javë për tërë Sirinë, duke thënë se rikthimi i luftimeve në mbarë vendin ka rezultuar në shpërnguljen e më shumë se 140.000 njerëzve, të cilët kanë nevojë për shërbime urgjente shëndetësore.

Shqetësime posaçërisht ka për pjesën verilindore, ku mijëra njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre pas rikthimit të sulmeve ajrore turke këtë javë. Mediet lokale kanë raportuar se dhjetë persona, përfshirë një foshnjë 6-muajshe, janë vrarë. Gazetës “The Independent” i janë dërguar fotografi të fëmijëve të lënduar.

“Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth 1.200 familje javën e kaluar janë larguar nga Abu Rasini dhe Tal Tameri. Nuk kemi parë kaq shumë njerëz të shpërngulur në atë zonë që nga ofensiva e vitit 2019”, tha një zyrtar që e përfaqëson grupin e organizatave joqeveritare ndërkombëtare, të cilat punojnë në verilindje të Sirisë.

Forcat Demokratike të Sirisë, të udhëhequra nga kurdët, kontrollojnë disa pjesë të verilindjes së Sirisë dhe janë në konflikt me Turqinë. Turqia e cilëson këtë grup si një ndër përbërësit kryesorë të Njësive të Mbrojtjes Popullore, pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që autoritetet turke e vlerësojnë si grup terrorist.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago