Mikrobiologu Lul Raka ka thënë se tani po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë.
Ai ka thënë se në mungesë të vaksinës dhe ilaçit, arma e vetme kundër koronavirusit mbetet diciplina dhe kujdesi.
Ky është postimi i tij i plotë në Twitter:
TË DASHUR QYTETARË TË KOSOVËS! Po futemi në dy javët vendimtare për jetërat e më të dashurve tanë! Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet diciplina dhe kujdesi! FATIN E PËRBALLJES E KENI NË DUART TUAJA! JU LUTEM, RRINI NË SHTËPI!