Është pritur që të hënën të përzgjidhen të gjithë shikuesit që do të mund të sigurojnë biletat për ndeshjen Shqipëri – Serbi.
Përzgjedhja po bëhet me short elektronik, për shkak të interesimit shumë të madh.
Mbi 200 mijë kërkesa janë për rreth 20 mijë bileta.
“Federata Shqiptare e Futbollit informon të gjithë tifozët dhe publikun e interesuar se procesi i shortit elektronik për përzgjedhjen e atyre që kanë fituar të drejtën për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të vijojë deri më datat 3-4 qershor. Kjo zgjatje është bërë e domosdoshme për shkak të numrit shumë të lartë të aplikimeve të regjistruara në sistem dhe ngarkesës së platformës, çka e bën të nevojshëm një proces më të kujdesshëm, transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikuesit”, ka njoftuar FSHF-ja.
Federata Shqiptare po ashtu ka njoftuar se shpërndarja e biletave tashmë ka nisur “dhe një pjesë e aplikuesve që janë përzgjedhur si fitues nga shorti elektronik tashmë janë pajisur me bileta përmes platformës së dedikuar”.
Vetëm ata që përzgjidhen marrin njoftim përmes emailit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…