Milaim Zeka e quan Haki Abazin koronavirus, e Albin Kurtin e krahason me Enver Hoxhën

Milaim Zeka e ka quajtur zëvëndëskryministrin në largim, Haki Abazin si koronavirus të kësaj qeverie, derisa Albin Kurtin e ka krahasuar me Enver Hoxhën.

“Haki Abazi është koronavirusi i kësaj qeverie. Ai është maestro e thurjes së intrigave duke e rrejt Albinin, duke i thanë që i njoh do amerikanë. Albini ka ra totalisht nën ndikimin e njerëzve si Haki Abazi dhe disa këshilltarve të tij vendor e nga Tirana, për konfrontimin e tij të pashëmbyllt në histori.

Vetëm Enver Hoxha është konfrontu në përmasat e Albin Kurtit. S’ma merr mendja që ky do të konfrontohej me Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Zeka në T7, transmeton Indeksonline.

Ai tutje ka thënë se Kurti e ka përdor pandeminë për armë.

“Albin Kurti po e ndje kauzën, këta hajna e na patriota. Kjo ka sjellë armiqësi mes këtyre dy blloqeve saqë ka sharje e kërcënime”.