Halil Haxhiu është një nga qytetarët e shumtë i cili i është nënshtruar rregullit të karantimit 2 javor në Qendrën e Studentëve në Prishtinë si pjesë e masave shtetërore për mbrojtje nga pandemia covid-19.
Haxhiu, pas kthimit nga Kroacia më 17 prill qëndroi në konvikt deri më datën 2 maj.
Ai thotë se në këtë qendër karantinuese ka pasur keqmenaxhim pasi aty janë detyruar të qëndrojnë edhe nëna me fëmijë 3 muajsh dhe 3 vjeç.
“Kanë pru njerëz me fëmijë 3 muaj edhe 3 vjeç”, tregoi ai.
Ndërkohë ai ka treguar nëse kanë pasur kontrolle të vazhdueshme nga ekipet mjekësore.
“Nuk ke guxuar me lyp barna se të kanë çuar me ndihmë të shpejtë në QKUK”, shpjegoi ai.
Thotë se nuk ka informacione për ryshfet të mundshëm por se jo të gjithë kanë qëndruar aty për 14 ditë.
“Dy persona i kanë futur dhe pastaj më vonë i kanë lëshuar”, theksoi Haxhiu.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…