Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, është përfshirë në debatin e krijuar rreth pretendimeve se mes deputetëve të Lidhjes Demokratike dhe Vetëvendosjes, pati përplasje fizike.
Zeka shprehet se Vetëvendosje ka inskenuar rastin meqë sipas tij s’munden të jetojnë pa provokime e sharje, njofton Klan Kosova.
”Rreth incidentit në Parlamentin e Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje, nuk mundet me jetu pa incidente, pa provokime, pa sharje, pa fyerje, e sidomos pa inskenime të incidenteve.
Këta jetojnë me komentet e rrugaçërisë së mahallave primitive, që nëpër komentet e tyre me thanë: – A e patë qysh ja ftofen ministres?!, A e patë more, edhe Kujtim Shales ja ftofen!”.
Ai madje përmes facebook-ut, i është drejtuar Fitore Pacollit të VV-së, se është ‘’sedillë dhe kullosje e rrugaçërisë’’, njofton Klan Kosova.
”Fitore Pacolli është sedilla dhe kullojsa e rrugaçërisë së sektit fetar, që quhet Vetëvendosje. Ky djaloshi i ri, paska qenë në trajnime te ai koka e rrugaçëve, Fisnik Be Ismajli.
Ky po pretendon që Kujtim Shala e ka sulmuar fizikisht.
Ma përpara e kish hanger ndonje flakaresh nga Time Kadrijaj, se sa nga profa i nderuar.
Çka kanë me ba këta të Vetëvendosjes përpos me kriju skena të tilla, jo për diçka, po thjeshtë me u lavëdru që ”ja kanë ftofë dikujtë”!”.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…