Shqipëria do të duhej të ishte shumë më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian, po të mos ishte çështja e paragjykimit ndaj Ballkanit dhe myslimanëve, ka thënë të enjten presidenti kroat, Zoran Milanoviq, në takim me homologun e Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Shqipëria, në mendimin tim, duhet të ishte në një fazë shumë më të lartë të integrimit në BE shumë kohë më parë”, ka thënë Milanoviq duke shtuar se nuk ka arsye politike, ekonomike apo sigurie që Shqipëria “të mos jetë në fund të negociatave”.
Megjithatë, ai ka theksuar se për shkak të paragjykimit çështja ka ngecur.
““E vetmja arsye është paragjykimi në një pjesë të Evropës Perëndimore, paragjykim kundër Ballkanit, kundër myslimanëve”, ka thënë presidenti i Kroacisë.
Milanoviq ka thënë se është fakt paragjykimi që i bëhet Shqipërisë.
“Nëse nuk e ndihmojmë Shqipërinë të bëhet pjesë e Perëndimit sa më shpejt të jetë e mundur, dikush tjetër do të vijë”.
Edhe pse Kroacia “pyetet pak”, ajo do të vazhdojë ta ndihmojë rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ka deklaruar ai.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…