Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, është shprehur të mërkurën se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ia dërguar një letër me pesë faqe.
Po ashtu, ai ka thënë se e mbështet edhe rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB.
“E mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, pavarësisht se Vuçiq ma ka çuar një letër 5 faqesh. Por kjo është kështu, është politikë e Kroacisë, nuk do të ndryshojë asgjë”, ka thënë Milanoviq.
Tutje, kreu i shtetit kroat i pyetur nga gazetarët për raportet me vendet fqinje dhe të rajonit ka folur edhe për marrëdhëniet me shqiptarët.
“Me shqiptarët gjithmonë do të jemi të afërt dhe miq, pa qëllime për t’u prishur me Serbinë”, ka thënë ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…