Profesori universitar dhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi ka shkruar në Facebook se për herë të parë po pajtohet me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin, ndonëse nuk kishte besuar se do të pajtohej me të për ndonjë gjë.
Krasniqi ka mbështetur Kurtin, në deklaratën e këtij të fundit lidhur me arsimin e dobët dhe mungesën e leximit në Kosovë.
Postimi i plotë:
Prandaj thonë: “Kurrë mos thuej kurrë!” Kam menduar se kurrë nuk mund të pajtohem me Albin Kurtin për ndonjë gjë, por ja që pajtohem me të, lidhur me arsimin e dobët, mungesën e leximit dhe dijen si vlerë. Ani kur ia pashë në dorë librin e Konstandin Kavafisit, u ngashëreva, sepse ai është njëri nga poetët që i pëlqej shumë. Veçmas poezia e tij “Duke pritur barbarët” është antologjike. Po përmirësohemi të gjithë, po shihet. Në fakt, vetëm ata që kanë fuqi të përmirësohen, mund të bëhen fitimtarë. Ndërsa kushdo që përsëritë gabimet e veta, edhe nga fituesi shndërrohet në humbës. Arsimi i mirë dhe dija e mirëfilltë kështu na mësojnë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…