POLITIKE

Miliarderi rus guxon: “Z”-ja, e idiotëve!

Kritik i qartë ndaj Vladimir Putinit, miliarderi rus Oleg Tinkov, pasuria e të cilit vlerësohet në 4.7 miliardë dollarë nga revista Forbes, është shprehur kundër luftës në Ukrainë. Në faqen e tij në Instagram, ai ka shkruar se nuk njeh asnjë person që do të përfitonte nga kjo luftë, të cilin e cilësoi si absurde.

“Njerëz dhe ushtarë të pafajshëm po vdesin… Gjeneralët pasi u zgjuan dhe e kuptuan se ushtria e tyre kishte vdekur. Sipërmarrësit po përpiqen të shpëtojnë atë që ka mbetur nga prona e tyre”, ka shkruar Tinkov.

Sipas Tinkov, Rusia është e zhytur në nepotizëm, servilizë m dhe mani pushteti. Ai tha se 90% e rusëve janë kundër luftës, ndërsa shkronja “Z” në shenjë mbështetjeje “është shkruar vetëm nga idiotët që ekzistojnë në çdo vend”.

Tinkov i bëri thirrje “Perëndimit kolektiv” t’i japë Presidentit rus Vladimir Putin “një rrugëdalje të qartë nga situata” që do t’i lejonte atij si politikan të “ruaje fytyrën” dhe të ndalojë vrasjet masive. “Ju lutemi të jeni më të arsyeshëm dhe njerëzorë.”

Tinkoff është një biznesmen i cili u përfshi në listën e njerëzve më të pasur në Rusi pas listimit të bankës Tinkoff, e cila u bë një nga institucionet më të mëdha të kreditit në Rusi. Sipas vlerësimeve të Forbes, pas fillimit të luftës në Ukrainë, pasuria e tij ra me pesë herë dhe në mars ai pushoi së qeni miliarder. Në fund të marsit ai u përfshi në listën e personave të sanksionuar nga Britania.

Por deri më 28 shkurt, Tinkoff dënonte luftën. “Njerëz të pafajshëm po vriten çdo ditë në Ukrainë. Kjo është e pamendueshme, është e papranueshme! Shtetet duhet të shpenzojnë paratë e tyre për trajtimin e njerëzve, për kërkime që synojnë mposhtjen e kancerit, jo për luftën. Ne jemi kundër luftës”, shkruante në atë kohë Tinkoff. Më 14 prill, ai shkroi se planet e tij ishin të ndihmonte refugjatët nga Ukraina dhe Rusia që ishin plagosur në luftë (me sa duket ka dashur të thotë ushtarë rusë).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago