SPAK dyshon se grupi i Ervin matës dhe Eralbi Breçanit kanë përdorur një sistem të veçantë për qarkullimin e parave. Mësohet se i emërtuar “Hawala”, është i regjistruar vetëm në Dubai ndaj dhe konfirmimi i shumave mbetet i vështirë.
Tashmë nën akuzën e trafikut të drogës ndaj tyre dhe 9 emrave të tjerë ka nisur verifikimi pasuror edhe në shqipëri
Grupi i Ervin matës dhe eralbi brecanit, siç ka rezultuar edhe nga bisedimet në sky, ka siguruar fitime të mëdha nga trafiku i lëndëve narkotike. Për të qarkulluar paratë, mësohet se kanë krijuar edhe një formulë të veçantë. Burimet thanë se fondet dërgoheshin në Amerikën e Jugut më dy forma trasfertash.
E para duke përdorur trasferat me kompani të regjistruara në Spanjë dhe e dyta përmes një sistemi të quajtur “Hawala”, një organizim tradicional joformal që nuk është i rregulluar në shumë vende.
Ai mbështetet në një rrjet ndërmjetësish të cilët transferojnë para në emër të klientëve pa përdorimin e një institucioni. Sipas të dhenave të siguruara nga SPAK besohet se kjo është një formë e parregulluar me ligj ndaj nuk ka mbikëqyrje rregullatore. Megjithatë rezulton se “Hawala” është e regjistruar në Dubai aty ku jetojnë disa prej shume të kërkuarve nga shqipëria dhe jo vetëm.