Gjatë vizitës në Izrael, miliardieri Elon Musk pa nga afër brutalitetin e anëtarëve të Hamasit që pushtuan Izraelin jugor më 7 tetor, të cilët, të shoqëruar nga Benjamin Netanyahu, vizituan një nga vendet më të prekura Kfar Azza, ku rreth 25 % e popullsisë së saj u masakrua nga terroristët.
Pronari multi-milioner i Tesla-s pa shtëpitë e djegura dhe u informua nga zyrtarët lokalë dhe përfaqësuesit e IDF-së mbi brutalitetin dhe asgjësimin e familjeve të tëra në Kfar Azza ashtu edhe në rreth 20 komunitete të tjera.
Në fakt, ai vizitoi shtëpinë e shefit të sigurisë së komunitetit, Ofir Lipstein, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me terroristët, duke u përpjekur të mbronte familjen e tij.
Më pas, Netanyahu dhe Musk shkuan në rezidencën e familjes Itamari, ku biznesmeni dëgjoi për katër vjeçaren Abigail Idan, prindërit e së cilës u vranë nga Hamasi dhe që u rrëmbye në Gaza.
Abigail e vogël u lirua të dielën, vetëm dy ditë para se të mbushte katër vjeç. Në shtëpinë e familjes, një përfaqësues i IDF tregoi foto të bëra disa ditë pas masakrës.
Pas vizitës në Kfar Azza, Musk dhe Netanyahu shkuan në Knesset, ku u takuan me gazetarë.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…