Milioneri amerikan, Robert Durst, është shpallur fajtor për vrasjen e mikeshës së tij, Susan Berman.
Durst u shpall fajtor për vrasjen e zonjës berman në vitin 2000 për t’ia pamundësuar kontaktin me policinë rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij. Ajo ishte gjetur e qëlluar me armë në kokë në shtëpinë e saj në “Beverly Hills”.
Prokurorët e quajtën miliarderin “psikopat narcist”. Tani duket se ai do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burg. Vendimi për kohëzgjatjen e dënimit pritet të merret më 18 tetor, shkruan BBC.
Susan Berman merrej me shkrime rreth krimeve dhe kishte shërbyer si zëdhënëse e miliarderit Durst, kur ai ishte bërë i dyshuar për zhdukjen e bashkëshortes.
Gruaja e tij, Kathleen McCormack, studente e mjekësisë, ishte zhdukur në vitin 1982 dhe u cilësua e vdekur.
Prokurorët thanë se Durst në të vërtetë ka vrarë tre persona, përfshirë një fqinj të moshuar, por ai u lirua nga akuza për vrasjen e fqinjit me arsyetimin se ka vepruar në vetëmbrojtje.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…