FOTO&VIDEO

Mina detare sovjetike përfundon në Stamboll, dyshohet se ardhi nga Deti i Zi

Një trup i huaj u konstatua mëngjesin e sotëm në Ngushticën e Bosforit në Stamboll duke vënë në alarm ekipet e shpëtimit. Fillimisht ishin peshkatarët që panë një objekt metalik, me ngjyrë të zezë dhe disa pjesë të zgjatuara që dilnin prej tij.

Sipas “Milliyet“, ishin peshkatarët që njoftuan autoritetet. Këta të fundit urdhëruan ndërprerjen e lundrimit nga të dyja anët e Bosforit deri sa të bëhej një verifikim i situatës.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njofton se nga të dhënat paraprake duket se kemi të bëjmë me një minë detare, e prodhimit sovjetik. Ministria tha se po merren masat për largimin e saj nga Bosfori, ndërsa nuk dihet nëse ka apo jo mina të tjera që lundrojnë në këto ujëra.

Nuk dihet se si ka përfunduar kjo minë detare në Bosfor, por pak ditë më parë, ekspertët turq vunë alarmin se minat e vendosura nga Ukraina dhe Rusia në Detin e Zi mund të vinin deri në Turqi për shkak të rrymave detare dhe furtunës që përfshiu zonën së fundmi.

Dyshimet e para janë se kjo minë ka ardhur pikërisht nga Deti i Zi në Bosfor, duke e bërë shumë të rrezikshme tani lundrimin aty.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

1 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago