Presidenti amerikan Joe Biden, nga Varshava ka deklaruar se neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili përcakton se një sulm ndaj një vendi anëtar është një sulm ndaj të gjithë të tjerëve, është i shenjtë për Shtetet e Bashkuara.
Joe Biden ka folur me presidentin polak Andrzej Duda. Shefi i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se sa i rëndësishëm është stabiliteti evropian për SHBA-në dhe ripohoi mbështetjen e tij për NATO-n dhe në veçanti nenin 5, përgjegjësitë e mbrojtjes kolektive.
“Ne e konsiderojmë nenin 5 një detyrim të shenjtë”, deklaroi presidenti Joe Biden në Varshavë, duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës do të konsiderohet si sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve.
“Një nga gjërat për të cilat falenderova presidentin ishte fakti se kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë botë në ndryshim… është që NATO të qëndrojë absolutisht, plotësisht, tërësisht e bashkuar, që të mos ketë ndarje në pikat e mendimit, se çfarëdo që të bëjmë, ne e bëjmë në unison dhe të gjithë vijnë së bashku”, tha presidenti amerikan.
Biden theksoi gjithashtu se vendet e NATO-S duhet të ndihmojnë refugjatët, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Polonisë në këtë proces.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…