Vdekja e dy minatorëve të minierës së Artanës ditën e sotme, ka lënë të shokuar kolegët e tyre.
Në pamjet që u publikuan në medie, disa prej tyre shihen me lot në sy e me dhembje të madhe.
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka njoftuar se bashkë me dy minatorët që vdiqën sot në Minierën e Artanës, si pasojë e shembjes së dheut, kanë qenë edhe tre punëtorë të tjerë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta.
“Punëtorët që humbën jetën janë një xehtar dhe një inxhinjer të moshës 50 dhe 51 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur me rastin e shembjes së pjesës tavanore të punishtes në të cilën ndodheshin gjatë kohës kur ishin duke kryer punën e tyre punëtorët të këtij ndërrimi, ndërsa 3 punëtorët nga punishtet e tjera i kanë shpëtuar shembjes dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatë.