Profesori Franz-Lothar Altmann, një nga ekspertët më të mirë gjermanë dhe europianë për çeshtjet e Ballkanit, në një intervistë me gazetën serbe DANAS analizon samitin e Shkupit të 28-29 korrikut 2021 për nismën e Mini Shengenit.
Altmann thotë se Mini Shengeni nuk ka lidhje me “Procesin e Berlinit” dhe shton se përpjekjet politike të rajonit duhet të ishin përqëndruar pikërisht te Tregu Rajonal i Procesit të Berlinit:
“Përse në vend të Mini Shengenit të mos punohet për Tregun e Përbashkët Rajonal nën ombrellën e Procesit të Berlinit, gjë për të cilën është arritur të bihet dakord në vitin 2020?
Tregu i Përbashkët Rajonal nënkupton realizimin e qëllimeve të njejta si edhe mini Shengeni, por në të janë të përfshirë edhe shtete anëtare të BE, gjë që do të sillte vendosjen e një zone të gjërë ekonomike mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, me lidhje ekonomike të ngjashme me ato që ka BE me Islandën dhe Norvegjinë.
Pra, përse bëhen këto përpjekje për “të shpikur një armë të re për bashkëpunimin” në vend që të intensifikohen thirrjet drejtuar Bashkimit Europian për t’i ofruar mbështetje këtij rajoni dhe përse të mos shfrytëzohet në mënyrë më të vlefshme Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC)”, – porosit ai.
Në lidhje me informacionet se do të ndryshohet emri “mini Shengen” në Ballkan i Hapur, Altman thotë se kjo nuk ka shumë rëndësi.
“Ndoshta Vuçiçi nëpërmjet këtij emri të ri, ose më mirë të themi etiketimi, përpiqet ta kalojë këtë inisiativë në terren ekonomik, por mendoj se kjo nuk do të ketë dobi. Vuçiçi, Rama dhe Zaevi kanë mbajtur deri tani tetë takime dhe nuk ka ndodhur asgjë me rëndësi”, – thotë Altmann për DANAS.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…