POLITIKE

“Mini-Shengeni”, si derë për Rusinë dhe Kinën në Ballkan

Autoritetet në Kosovë ia kanë drojën shtrirjes së ndikimit të Rusisë dhe Kinës në rajon në rast se jetësohet i ashtuquajturi “Mini-Shengeni” ballkanik, i iniciuar në takimet ndërmjet liderëve të Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut.

Kjo nismë, nuk ka gjetur mbështetjen jo vetëm të Qeverisë në largim të Kosovës, por edhe të partive që pritet të vijnë në pushtet si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, mendon se një iniciativë e tillë e dëmton dhe e rrezikon Kosovën. Sipas tij, ideja për “Mini-Shengen”, përveç tjerash, mundëson rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, e rrjedhimisht edhe në Kosovë.

“Mini-Shengeni për të cilin po na fton Vuçiqi, po na fton Edi Rama edhe Zaevi është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Pra, nuk është “Mini-Shenegeni” interes i Kosovës. Nuk është as i Evropës as i vendeve tona. Rusia dhe Kina janë të instaluar në të gjitha aspektet në Beograd, janë në ekonomi, siguri dhe janë në politikë. Kur ne bëjmë rregulla të njëjta me automatizëm kjo influencë e instaluar në Beograd e Rusisë dhe e Kinës zgjerohet në vende tona”, ka deklaruar Haradinaj.

Ditë më parë, liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pa pjesëmarrjen e Kosovës e kanë miratuar në Ohër një deklaratë me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal duke përfshirë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe aktualisht president i Akademisë Diplomatike Shqiptare, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndikimi rus në vendet e Ballkanit Perëndimor është element i rëndësishëm i gjeopolitikës së Rusisë.

Ai thekson se qëllimet në prapavijën e iniciativës së “Mini-Shengenit”, si një nismë e tre liderëve të tri shteteve dhe e pakonsultuar me një spektër më të gjerë politik në rajon apo në botë.

“Paqartësi, shumë dyshime, shumë enigma, e një prej të cilave është edhe fakti se ajo krijon mundësi dhe hapësira që të rritet prezenca, interesat dhe influenca ruse më së shumti, por edhe e faktorëve të tjerë jashtë euro-atlantik në rajonin e Ballkanit”, tha Bashkurti.

Ai konsideron se mënyra se si është konceptuar marrëveshja e “Mini-Shengenit” në mes tre liderëve, me qendër Beogradin si një marrëveshje serbo–centriste, edhe do të ndikojë në rritjen e influencës ruse.

“Do të ndodh sepse një nga tre vendet që është konkretisht Serbia, tashmë është anëtare e unionit euro-aziatik, ku bënë pjesë Rusia, Bjellorusia, Kirgistani, Kzakistani dhe Armenia. Është një union ekonomik me influencë e ndikim të drejtpërdrejt rus dhe që tenton të rikrijojë në nga format e reja tëish-Bashkimin Sovjetik në mjedisin euro-aziatik”, thekson Bashkurti.

“Duke qenë një anëtar i këtij “Mini-Shengeni” ballkanik me lidhje të drejtpërdrejtë me Unionin euro-aziatik, ky anëtar i krijon automatikisht premisa që Unioni euro-aziatik me formim, ndikim dhe drejtim rus të mund të gjejë hapësira të lira për të depërtuar në zonën e “mini- Shengenit” ballkanik”, tha Bashkurti.

Analistja Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se një “Mini-Shengen” ballkanik, ku Kosova nuk njihet nga dy shtete si Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina është diçka që nuk shkon në favor të Kosovës, pasi që është ende e paqartë se çfarë në fakt fshihet prapa këtij projekti.

“Iniciativat të cilat dalin jashtë kornizës së integrimeve evropiane, atëherë mund të krijojnë edhe hapësira edhe për influenca të shteteve të treta, në ketë rast Kina apo Rusia. Po kemi parë edhe rastet e tjera kur Kina ka dashur të kontribuoj drejtpërdrejt në ndërtimin e autostradave, rrugëve lidhëse dhe kjo mund të jetë një mënyrë ndoshta, në të cilën është menduar kur është përmendur edhe influenca e këtyre shteteve”, tha Krasniqi.

Kandidati kryesor për mandatarin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se takimi në Ohër nuk është dashur të mbahet dhe se është dashur të pritet konstituimi i institucioneve të reja të Kosovës. Iniciativat e tilla rajonale janë kundërshtuar edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo iniciativë rajonale, sipas presidentit Thaçi, është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago