KRYESORE

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse Brukseli sulmohet, Moska do të rrafshohet

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka thënë se NATO-ja do ta “rrafshonte Moskën” nëse Rusia do të sulmonte Brukselin.

Në një intervistë për gazetën De Morgen, Francken ka prekur një sërë çështjesh strategjike të nxehta, duke përfshirë luftën në Ukrainë, mbrojtjen evropiane, luftën hibride dhe parandalimin bërthamor.

I pyetur nëse kishte frikë se presidenti rus, Vladimir Putin mund të niste një sulm me raketa konvencionale në Bruksel, përgjigjja e tij ishte e qartë.

“Jo, sepse atëherë ai do të godiste zemrën e NATO-s, dhe pastaj ne do ta rrafshonim Moskën”, është shprehur Francken.

Ai ka shprehur mbështetje të fortë për udhëheqjen e SHBA-së në NATO dhe ka përsëritur besimin e tij në Nenin 5, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë që mbështet aleancën.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do ta respektonte Nenin 5, Francken ka thënë se beson që po.

“Sigurisht që do ta bënte. Ekziston një paragjykim i madh në Evropë kundër qeverisë amerikane. Pse të mos e respektojë Nenin 5?”, ka deklaruar ai.

Francken ka shtuar se ishte më i shqetësuar për përdorimin e luftës hibride nga Rusia sesa për kërcënimin e sulmeve konvencionale.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago