Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, ka kritikuar sërish politikën e vendeve perëndimore, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat, sipas tij, po përpiqen të imponojnë kulturën dhe zakonet e tyre në të gjitha vendet, shkruan BNN.
Në një bisedë me të rinjtë në Stamboll, Soylu ka thënë se situata politike në Evropë nuk është në nivele të lakmueshme.
“Ne pamë që demokracia të binte nga Evropa dhe Amerika. Në Britaninë e Madhe ndryshuan tre kryeministra. A e ndryshuan me demokraci? Jo. Ata bënë tre kongrese partiake në tre muaj”, ka thënë Soylu.
Duke folur për Evropën, Soylu ka thënë se ajo nuk ekziston si kategori politike.
“Nuk ekziston diçka e tillë si Evropa. SHBA-ja ekziston. Evropa është vetëm një vagon në kolonën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk ka karakteristika të veçanta. Vendet evropiane do të vazhdojnë të kenë vështirësi. Udhëheqësit janë diskredituar, popullsia po plaket dhe do të kenë vështirësi në ekonomi”, ka thënë ministri turk.
Kur bëhet fjalë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Soylu ka thënë se politika e Uashingtonit urrehet nga gjithnjë e më shumë vende.
“SHBA-ja vazhdon ta humbasë besueshmërinë. E gjithë bota e urren SHBA-në dhe Evropa është pengu i SHBA-së në Afrikë. Që nga fillimi i shekullit të 21-të, dominimi i Perëndimit nuk ekziston më, por ende përpiqen të vazhdojnë këto zakone”, ka deklaruar Soylu, që ditëve të fundit ka shtuar kritikat ndaj vendeve perëndimore, veçanërisht SHBA-në.
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…
Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…