Ministri i Jashtëm në detyrë, Behxhet Pacolli shkruan se edhe kosovari i dytë te Hotel Tropikal ka ndërruar jetë.
Ata thuhet kishin pesë ditë që ishin duke qëndruar në Shqipëri duke punuar. “Shemsedin dhe Isa Abazi, dy vëllezër nga Gjilani janë dy nga viktimat e sotme. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Abazi. Ne ndajmë dhimbjen tuaj!”, ka shkruar Pacolli.
Në orët e para të ditës së sotme pas rënies së tërmetit dy të rinjtë nga Kosova ishin gjallë dhe kërkuan ndihmë përmes telefonit, por nuk arritën që të mbijetojnë deri në ndërhyrjen e grupeve të shpëtimit, që i nxorën të pajetë. Ndërkohë që ambasadori i Kosovës në Shqipëri, i pranishëm sot në Durrës në një prononcim për Report Tv u shpreh se “Isa Abazi është gjetur pak më parë, ndërsa bëhet përpjekje për nxjerrjen e vëllait të tij, që është nën rrënoja. Kjo është një tragjedi. Vëllezërit kanë qenë të dy bashkë në një dhomë. Po shikojmë në objektet e tjera nëse ka kosovarë”.