BOTA

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për Ali Larijanin, por ne e vramë falas!

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë eliminuar Ali Larijanin, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, si dhe komandantin e forcave Basij, Gholamreza Soleimanin, bashkë me zëvendësin e tij.

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Saar doli në një konferencë të përbashkët me ministrin e jashtëm të Estonisë, ku foli mbi këto zhvillime.

Sipas tij, ushtria izraelite ka ndërmarrë hapa seriozë kundër aktiviteteve terroriste të regjimit duke shënjestruar zyrtarë të lartë iranianë.

Saar theksoi se pas vrasjes së këtyre figurave, të cilat sipas tij qëndronin pas shtypjes së popullit iranian që kërkon liri, iranianët tani ndodhen në një situatë më “të sigurt”.

“Ne kishim vendosur një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për kokën e Ali Larijanit, por e bëmë falas,” shtoi ministri izraelit.

Ky zhvillim vjen pasi ministri  i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Larijani dhe Soleimani “u eliminuan” dhe i quajti pjesë të “boshtit të së keqes”.

Mirëpo, Irani i ka hedhur poshtë këto raportime. Në mediat shtetërore iraniane dhe në llogaritë e Larijanit në Telegram dhe X, u publikua një mesazh me shkrim dore. Shkrimi ishte pa datë dhe orë, por që sipas mediave shtetërore është nga dita e sotme.

Mesazhi lavdëron “luftëtarët” e Marinës së Republikës Islamike të Iranit, në ditën e ceremonisë së varrimit për ata që u vranë në anijen luftarake IRIS Dena më herët këtë muaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli eliminon drejtuesit kryesorë të Iranit, ‘shpëton’ vetëm presidenti Pezeshkian: Lista e plotë e figurave të larta të vrara

Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Tentoi t’i presë gishtat djalit 5-vjeçar, nëna me probleme mendore arrestohet në Janjevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro këtë të martë, më 17 mars një…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Ministri i Mbrojtjes izrealit konfirmon: Ali Larijani është eliminuar

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se zyrtari i lartë i regjimit iranian, Ali Larijani,…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli shënjestron shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijanin

Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…

7 orë ago
  • KRYESORE

Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…

19 orë ago