POLITIKE

Ministri i Jashtëm izraelit i përgjigjet Erdoganit: Kujto si përfundoi Sadami!

Ministri i Jashtëm Israel Katz i përgjigjet kërcënimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të pushtuar Izraelin, duke e krahasuar atë me ish-diktatorin irakian Sadam Husein.

“Erdogan po ndjek gjurmwt e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Ai thjesht duhet të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi, “shkruan Katz në X.

Regjimi i Huseinit u rrëzua nga një pushtim i udhëhequr nga SHBA në vitin 2003 dhe ai u ekzekutua nga një gjykatë irakiane.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e shkroi këtë në X në përgjigje të fjalëve të presidentit turk që evokoi një pushtim të mundshëm të Izraelit. Së bashku me mesazhin, Katz postoi një foto të Erdoganit dhe një tjetër të liderit të ndjerë irakian.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh të dielën për një veprim të mundshëm ushtarak kundër Izraelit, duke hequr paralele me përfshirjen e Turqisë në Karabak dhe Libi.

“Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, ne mund të bëjmë të njëjtën gjë këtu. Nuk ka asgjë që ne nuk mund të bëjmë. Duhet të jemi shumë të fortë”, tha Erdogan të dielën.

Erdogan, i cili ka qenë një kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gaza, po përshkallëzon retorikën e tij kundër Izraelit, duke sugjeruar se Turqia mund të ndërhyjë në emër të palestinezëve, ndoshta me mbështetje ushtarake, në mënyra të ngjashme me atë që ka bërë në konflikte të tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago