Zëvendëskryeministri i katërtë i Qeverisë së Ramush Haradinajt, Dalibor Jevtiq, për dy vjet ka marrë vetëm 1131 euro mëditje.
Zyrtari serb në qeverinë e Kosovës ka harxhuar edhe rreth 8 mijë litra derivate, shkruan Insajderi.
Për dreka dhe darka zyrtare Jevtiq ka shpenzuar nga buxheti i shtetit rreth 2 mijë e 500 euro.
Jevtiq për telefon ka shpenzuar rreth 1 mijë e 536.
Gazeta Insajderi bazuar në kërkesën për qasje në dokumentet publike, ka siguruar shpenzimet e Jevtiq për periudhën shtator 2017-gusht 2019.
Insajderi ka kërkuar edhe shpenzimet e dy zëvendëskryeministrave të tjerë të Behgjet Pacollit dhe të Dardan Gashit, por këto të dhëna nuk u i janë ofruar gazetës.
Gazeta Insajderi në tri ditët e kaluara – bazuar në dokumentet publike të ofruara nga Zyra e Kryeministrit – ka raportuar për shpenzimet që i ka bërë Ramush Haradinaj dhe kabineti i tij, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri tjetër Enver Hoxhaj.