BOTA

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit: Duhet të jemi të përgatitur për t’u vetëmbrojtur

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit Chiu Kuo-cheng tha të enjten se Taipei duhet të jetë i përgatitur për t’u vetëmbrojtur dhe nuk mund të varet plotësisht nga vendet e tjera për ndihmë nëse Kina do të niste një sulm kundër ishullit.

Tensionet mes Tajvanit dhe Kinës janë rritur në nivelin e tyre më të lartë prej dekadash. Pekini ka nisur një numër rekord avionësh luftarakë drejt hapësirës ajrore ndërkombëtare në afërsi të ishullit, duke përforcuar një fushatë trysnie ushtarake.

Sipas ministrit të Mbrojtjes e Tajvanit, deri në vitin 2025 Kina do t’i ketë zhvilluar aftësitë ushtarake në përmasa të tilla që mund ta pushtojë ishullin.

“Kur kolegët e ministrisë së mbrojtjes bëjnë analiza mbi lëvizjet e shumta të Kinës u duhet të grumbullojnë të dhëna. Disa nga veprimet e saj janë të vazhdueshme, ato nuk do të ndalen papritur. Pra unë mendoj se rreth Tajvanit nuk do të shohim një qetësim të dukshëm (të situatës) së shpejti. Kjo nuk do të jetë aq e lehtë”, tha ai.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, megjithëse ishulli është vetëqeverisur që nga koha kur u nda nga kontinenti i sunduar nga komunistët në vitin 1949, pas një lufte të gjatë civile.

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit i ka quajtur tensionet në rritje mes Kinës dhe Tajvanit si më “të fortat” që ka parë në 40 vjet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

14 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago