BOTA

Ministri izraelit del hapur, kërkon shfarosje totale të Gazës: Faza e shkatërrimit ka përfunduar

Bezalel Smotrich, ministër i Financave i Izraelit dhe një nga figurat më përçarëse të skenës politike izraelite, vazhdon të shkaktojë reagime të forta brenda dhe jashtë vendit për deklaratat e tij ekstreme dhe politikat ultranacionaliste.

I njohur për qëndrimet e tij radikale kundër palestinezëve dhe përkrahjen e kolonëve hebrenj në territoret e pushtuara, Smotrich ka deklaruar se e sheh shkatërrimin e Gazës si një mundësi për “rilindjen” e rajonit, duke e quajtur atë “një minierë ari” për zhvilluesit imobiliarë. Në një konferencë me agjentë të pasurive të paluajtshme, ai u shpreh: Faza e parë, ajo e shkatërrimit të Gazës, tashmë ka përfunduar. Tani na mbetet vetëm të ndërtojmë.

Këto deklarata, të cilat janë përshkruar nga mediat izraelite si një ftesë për gjenocid, kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Disa vende, përfshirë Spanjën, Holandën, Kanadanë dhe Australinë, tashmë e konsiderojnë Smotrich si persona non grata. Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj tij dhe ministrit të Sigurisë Itamar Ben-Gvir, një tjetër figurë ekstreme e qeverisë aktuale izraelite.

I rritur në një familje ultraortodokse dhe i edukuar në territoret e pushtuara të Lartësisë së Golanit, Smotrich është udhëheqës i Partisë Sioniste Fetare, një formacion politik me vetëm shtatë deputetë në Knesset, por i domosdoshëm për mbijetesën e koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu. Kritikat ndaj vetë Netanyahut nuk i ka kursyer, duke e cilësuar atë shpesh si tepër i butë në qasjen ndaj palestinezëve.

Ndër deklaratat më të debatueshme të Smotrich janë ato ku ai ka thënë se “i vetmi arab i mirë është arabi i vdekur”, apo se “terrorizmi hebre nuk ekziston, sepse është një kontradiktë në terma”. Ai ka propozuar që grave arabe t’u ndalohet të lindin në të njëjtat reparte me gratë hebreje dhe ka sugjeruar që fëmijët palestinezë që hedhin gurë të qëllohen, burgosen apo deportohen.

Qëndrimi i tij mbi Gaza është i qartë: ai ka mbështetur idenë e shpërnguljes së popullsisë palestineze dhe rikolonizimin e zonës nga izraelitët. Në prill 2024, duke cituar pasazhe biblike, ai bëri thirrje për një “shkatërrim të plotë” të qyteteve palestineze si Rafah, Deir al-Balah dhe Nuseirat, duke thënë se “nuk ka vend nën qiell për ta.”

Smotrich është një mbështetës i zjarrtë i aneksimit të plotë të territoreve palestineze që i referohet me terma biblikë si “Judea dhe Samaria”, dhe kundërshton çdo zgjidhje me dy shtete. Ai ka deklaruar se “2025 do të jetë viti i sovranitetit izraelit mbi të gjithë territorin.”

Mediat që e kritikojnë, ai i akuzon si të ndikuara nga “feministët radikalë dhe komuniteti LGBT”. Ndërsa për kundërshtarët politikë, si lideri i opozitës Yair Lapid, Smotrich dhe Ben-Gvir janë “dy nga politikanët më të rrezikshëm dhe më të papërgjegjshëm në historinë moderne të Izraelit”.

Pavarësisht kritikave dhe presionit ndërkombëtar, Smotrich vazhdon të ketë ndikim të fortë në politikën izraelite një ndikim që, sipas analistëve, po thellon ndarjen politike dhe po largon çdo perspektivë për paqe në rajon.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago