POLITIKE

Ministri izraelit i Mbrojtes: Kush ka kundërshtuar operacionet izraelite në Gaza të strehojë palestinezët

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, thotë se vendet që kundërshtojnë operacionet ushtarake në Gaza duhet të marrin palestinezët që largohen vullnetarisht.

“Unë e mirëpres planin e guximshëm të presidentit Trump, banorëve të Gazës duhet t’u lejohet liria të largohen dhe të emigrojnë, siç është norma në mbarë botën”, citoi Channel 12 i Izraelit të thoshte Katz.

Ministri i Mbrojtjes urdhëroi ushtrinë të enjten të përgatisë një plan për të lejuar “largimin vullnetar” të banorëve nga Gaza, thanë media izraelite.

Kur u pyet se kush do t’i pranojë palestinezët, Katz tha se duhet të jenë vendet që kanë kundërshtuar operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.

“Vendet si Spanja, Irlanda, Norvegjia dhe të tjera, të cilat kanë ngritur akuza dhe pretendime të rreme kundër Izraelit për veprimet e tij në Gaza, janë ligjërisht të detyruara të lejojnë çdo banor të Gazës të hyjë në territoret e tyre”.

Ai shtoi: Hipokrizia e tyre do të zbulohet nëse ata refuzojnë ta bëjnë këtë.

“Ka vende si Kanadaja, e cila ka një program të strukturuar imigracioni, që kanë shprehur më parë gatishmërinë për të pranuar banorët e Gazës”.

Ideja e diskutueshme e Donald Trump, e cila ka ngjallur zemërim në Lindjen e Mesme, vjen ndërsa Izraeli dhe grupi militant Hamas pritet të fillojnë bisedimet për raundin e dytë të një plani të brishtë armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve gati 16 mujore në Gaza.

Plani i Katz do të përfshijë opsionet e daljes përmes kalimeve tokësore, si dhe aranzhime të veçanta për nisje nga deti dhe ajri, raportoi Channel 12.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago