Ministri izraelit i Financave, Avigdor Liberman pretendon se konflikti i vendit të tij me Iranin është “çështje kohe” dhe se kjo nuk është larg.
Në një deklaratë për faqen e lajmeve “Walla News”, Liberman bëri vlerësime lidhur me tensionet mes Izraelit dhe Iranit.
Ai përmendi negociatat e planifikuara lidhur me rinovimin e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me Iranin në vitin 2015. “Asnjë proces diplomatik ose marrëveshje nuk mund ta ndalë programin bërthamor të Iranit”, tha Liberman.
Ai vuri në objektiv Iranin dhe theksoi se “konflikti me Iranin është çështje kohe dhe se kjo nuk është larg”.
Në një lajm më 18 tetor në televizionin “Kanal 12” të Izraelit pretendohej se administrata izraelite ka ndarë në buxhet 5 miliardë shekel (rreth 1.53 miliardë dollarë) për të rritur aftësinë e tij të sulmeve ndaj komplekseve bërthamore të Iranit.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…