Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së.
Me këtë rast , ai u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila e njoftoi me automjetet përkatëse si dhe destinimin e tyre aktual për qëllime trajnimi. Sipas ministrit Mehaj, sasia aktuale e automjeteve të blinduara ushtarake ASV është vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në proces.
Në vazhdim, Ministri Mehaj, i shoqëruar nga zv.komandanti i KDS-së, kolonel Mehmet Lladrovci, inspektoi edhe Poligonin e Qitjes së KDS-së, ku përcolli nga afër seancën trajnuese të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së.
Nga stafi përgjegjës, u njoftua me kushtet, pajisjet, masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në Poligonin e Qitjes.
Në fund ministri Mehaj, shprehu vlerësimin e tij të lartë për profesionalizmin e demonstruar duke shkëmbyer me diskutim të hapur me pjesëmarrësit edhe përvojat e tij ushtarake.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…