POLITIKE

Ministri plagjiator serb që iu anulua doktorata i kapet Kurtit

Ministri plagjiator i Financave të Serbisë, Sinisha Malli, të cilit kohëve të fundit iu anulua doktorata nga Universiteti i Beogradit, në fushatën e tij zgjedhore është “mburrur” me të arriturat e Serbisë, teksa tha se “situata në Kosovë vetëm shtatë ditë para zgjedhjeve nuk është e rastësishme”.

Sipas tij, të gjithë janë kthyer kundër Serbisë sepse lakmojnë të arriturat e saj ekonomike dhe politike.

“Ajo çfarë shqiptarët po bëjnë nuk është e rastësishme. E gjithë situata në Kosovë është bërë asisoji që të jetë eksluzivisht kundër Serbisë. Ne jemi vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor, dhe po zhvillohemi, neve na kanë lakmi”, tha ai në një cicërimë në Twitter.

Ai lavdëroi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se “është ruajtësi i paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Ministri plagjiator tha se Serbia po ruan pozicionin e saj parimor edhe kundrejt situatës në Ukrainë.

“Shiheni se sa ka ndryshuar bota. Paramendojeni presionin që i është bërë Orbanit dhe krahasojeni me presionin që i bëhet Aleksandër Vuçiçit, vetëm që ta kemi të qartë. Ne po mbrojmë interesat tona, dhe politika e Aleksandër Vuçiçit është më e rëndësishmja. Ne nuk duam të na udhëheqin as politikat perëndimore as ato lindore”, tha ai.

Skandali i plagjiaturës së Sinisha Mallit kishte marrë vëmendje të madhe mediale qysh në vitin 2014, që kur ai ishte kryetar i Beogradit dhe u ngrit në zyrtar të lartë të Partisë Progresiste Serbe.

Me kalimin e kohës, çështja e doktoraturës së Malit kaloi kufijtë e akademisë duke u kthyer në një çështje politike dhe një çështje shumë më e gjerë sociale në Serbi për shkak të mosaktivitetit të shtetit dhe institucioneve arsimore në lidhje me këtë çështje, e cila nga ana e saj provokoi protesta publike, bllokimin e universitetit nga studentët, dhe ndarje e ashpër e skenës publike dhe politike.

Duke qenë mik i ngushtë i Aleksandar Vuçiçit, kreut të SNS-së dhe presidentit të Republikës së Serbisë, vëllait të tij Andrej Vuçiç. dhe shok shkolle e kryeministres serbe Ana Brnabiç, Malli gjeti mbrojtje të fuqishme nga e gjithë struktura qeverisëse dhe partiake në atë që u përshkrua si operacioni “mbrojtja dhe mbrojtja e plagjiaturës” me të gjithë “makinerinë e punësuar për të mbrojtur doktoraturën”.

Disa muaj më parë Universiteti i Beogradit ia ka anuluar diplomën e doktoratës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

29 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago