BOTA

Ministri rus i Mbrojtjes pyetet se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë, ai largohet dhe nuk përgjigjet – pamjet bëhen virale

Por kur gazetari e pyeti se kur pritet të ndodhë kjo paqe në Ukrainë, Shoigu nuk është përgjigjur dhe thjesht është larguar nga gazetari.

Analistët perëndimorë thonë se presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë ta zvarritë luftën sa më gjatë që të jetë e mundur, me shpresën se mbështetja perëndimore për Ukrainën do të dobësohet.

“Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për paqen në Ukrainë, dhe për këtë arsye Perëndimi duhet të përgatitet për të ofruar ndihmë për Kievin për një kohë të gjatë”, paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për Guardian.

“Lufta e ashpër e përqendruar rreth Bakhmutit tregon se Rusia është e gatshme vetëm të hedhë mijëra e mijëra trupa, të shkaktojë shumë viktima për përfitime minimale”, shtoi shefi i NATO-s.

“Presidenti Putin nuk po planifikon paqen, ai po planifikon më shumë luftë,” vazhdoi Stoltenberg, duke theksuar se Rusia po rrit prodhimin industrial ushtarak dhe “u afrohet regjimeve autoritare si Irani, Koreja e Veriut dhe të tjerët, në përpjekje për të marrë më shumë armë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago