POLITIKE

Ministri serb me tone kërcënuese: Ushtria serbe tani është më e fortë se në vitin 1999

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq ka deklaruar se ushtria serbe është e aftë, e trajnuar dhe e gatshme për të kryer çdo detyrë.

Në një intervistë për “Vecernje Novosti”, Vuçeviq ka thënë se nuk duan luftëra dhe nuk duan që asnjë fëmijë të vuaj.

“Nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur e të pavendosur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të bisedojmë, të ulemi në tavolinë në vend që të qëndrojmë në llogore”.
Ministri serb shkoi edhe më tutje duke thënë se ushtria serbe sot është shumë herë më e fortë se në vitin 1999.

“Ne nuk duam të kthehemi në 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke tundur armët apo duke luajtur lojëra lufte. Ne jemi të moderuar në deklaratat tona, të përgjegjshëm, por nga ana tjetër po u dërgojmë mesazh të gjithëve se është e pamundur të arrihet një zgjidhje nëse serbët duhet të humbasin gjithçka dhe pala tjetër të fitojë gjithçka. Ky nuk është kompromis atëherë bëhet fjalë për humbje dhe poshtërim të njërës palë dhe qëndrim haptazi pranë palës tjetër. Këto janë ultimatume, zgjidhje imponuese”, theksoi ai.

Vuçeviq shtoi në fund se janë të vetdijshëm që në Kosovë operojnë forcat e NATO-s duke mos i komentuar pretendimet për nisjen e një lufte të re.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

8 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

9 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

11 orë ago