Ministri ukrainas i mbrojtjes: Lufta përfundon në fund të vitit, na kanë ardhë armë të fuqishme amerikane

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, vlerëson se lufta mund të përfundojë deri në fund të vitit, kjo vije si rezultat i mbështetjes perëndimore me armatim për Ukrainën, dhe sanksionet ekonomike që do të dobësojnë Rusinë.

Reznikov shkroi në Twitter se raketa raketore amerikane M270 me tytë të gjatë ka mbërritur në Ukrainë, por ai nuk zbuloi se cili vend ia dorëzoi armët Kievit, vlerësohet se ky sistem i raketave do të përbëjë avantazh të rëndësishëm për forcat ukrainase.

“M270 do të jetë “shoqërues” i mirë i raketës së lehtë HIMARS në fushën e betejës,” tha Reznikov, duke aluduar për donacionin amerikan, që Ukraina thotë se, është përdorur për të shënjestruar depot dhe kazermat ruse të municionit, shkruan AJB.

Ukraina tha se kishte goditur më shumë se 30 “objektiva logjistike ushtarake” ruse në javët e fundit.