Gazetari Lavrdim Lita zbuloi detaje të reja nga dosja e ish-zrtares Alda Klosi, në banesën e të cilës u vodhën mijëra euro nga pastruesja Rozeta Dobi.
Gjatë një interviste të dhënë për Euronews Albania, Lita tha se Dobi ka qenë nën “vëzhgimin” e SPAK për shkak se ajo është pjesë e dosjes së inceneratorit të Tiranës.
Gazetari zbuloi se ajo ka rënë në përgjimet e SPAK, pasi personat që e kanë telefonuar ditën e ngjarjes janë persona nën hetim për çështjen e inceneratorëve.
“Unë mendoj që SPAK është i involvuar për shkak se Alda Klosi është pjesë e dojses së incenratorit të Tiranës dhe të gjitha tabulatet dhe personat që kanë kontaktuar me atë ditën e ngjarjes kanë qenë në përgjim nga SPAK, për një dosje tjetër që është dosja e inceneratorëve.
Ajo ka qenë drejtoreshë e koncesioneve dhe drejtoreshë e rindërtimit, pra janë disa dosje të tjera ku SPAK dhe heton dhe ajo ka qenë e dyshuara kryesore për veprimtari jo të ligjshme”, tha Lita.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…